Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Shqipëria nën urdhrat e trajnerit Sylvinho siguroi kualifikimin nga vendi i parë në Grupin E të kualifikimeve.
Urimet për Shqipërinë erdhën nga pjesë të ndryshme të botës së futbollit.
Interi ka uruar futbollistin e tyre, mesfushorin Kristjan Asllanin, njërin prej më të vlerësuarve te Shqipëria në këto kualifikime.
— Inter (@Inter) November 21, 2023


