Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – San Marino.
Kombëtarja e Shqipërisë ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1:0 ndaj San Marinos, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në pjesën e parë në këtë ndeshje e realizoi, Rey Manaj.
Manaj shënoi gol pas 33 minutave lojë, për ta dërguar në avantazh kombëtaren kuqezi.
Shqipëria e kishte dominimin e plotë në pjesën e parë, ku kishte 73% të posedimit dhe 11 goditje, 3 prej të cilave ishin në portë – ndaj 0 goditjeve të San Marinos.
/GazetaBlic Sport


