Lajme

Shqipëria në Bordin e Paqes, miratohet me 13 vota pro në Komisionin e Jashtëm

01/22/2026 13:18
nga:Sh R

Është miratuar në Komisionin e Jashtëm projektligji i qeverisë për marrëveshjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump për paqen në Gaza dhe Lindjen e Mesme.

Sakaq, 3 amendimet e propozuara për këtë projektligji nga Gazmend Bardhi janë hedhur poshtë.

Ndërkohë marrëveshja përfundimtare do të miratohet në një seancë plenare në Kuvend.