Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur masa të reja anti-COVID në Shqipëri, duke zgjatur kufizimin e lëvizjes së lirë deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend
Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit anti-COVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 prill.“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill.
Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu. /TCH
LEXO EDHE:
Halimi me kritika për Kurtin: Kështu dëmtohen raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë