Institucionet më të larta shqiptare kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë që i kërkoi Rusisë të ndalë pushtimin e saj në Ukrainë.
Kështu Shqipëria ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e saj krah Ukrainës dhe dënimit të krimeve të luftës.
Ishte presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dënoi veprimet e Putinit, duke kërkuar që pushtimi rus të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.
“Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GJND-ja konfirmoi dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në union ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar”, tha Meta.
Ai theksoi se Shqipëria është në krah të Ukrainës dhe integritetit të saj territorial.
Po ashtu ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka siguruar që Shqipëria mbështet plotësisht përgjegjësinë për çdo krim të kryer në Ukrainë.
Ajo i ka bërë thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës.
We welcome today’s Order by @CIJ_ICJ on provisional measures for immediate suspension of military operations by #Russia or any organizations or persons.
Albania ?? fully supports accountability for any crimes committed in #Ukraine and call on Russia to abide by Court’s Order. pic.twitter.com/PMkOsa5ue2
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) March 16, 2022


