Qeveria shqiptare mori sot vendimin për t’u dhënë mbrojtje të përkohshëm shtetasve afganë që po ikin nga vendi i tyre për shkak se talebanët morën kontrollin në Afganistan.
Gjithashtu, sot u vendos që të krijohet një Task-Forcë për menaxhimit të fluksit të refugjatëve afganë, e kryesuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashme, Olta Xhaçka, por dhe kolegë të tjerë në qeverinë Rama:
Ministrin e Brendshëm
Ministrin e Mbrojtjes
Ministrin e Financave dhe Ekonomisë
Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit
Periudha e veprimit të Task-Forcës është deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë.
Afganët do të jenë në mbrojtje nga vendi ynë për 1 vit, sipas vendimit të qeverisë. Kërkuesit të mbrojtjes mund t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse konsiderohet e nevojshme nga autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët.
Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për mediat e huaja ka deklaruar se rreth 3000 afganë pritet të strehohen në vendin tonë.
Grupi i parë i emigrantëve afganë që do vijë në vend pritet të strehohen në qytetin e Beratit./Euronews Albania