Sporti

Shqipëria me gjasa të mira për kualifikim në Kupën e Botës, këto janë statistikat ndaj San Marinos

09/08/2021 14:06
nga:Mergim Rreci

Shqipëria luan sonte takimin e radhës ndaj San Marinos, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45.

Kombëtarja e Shqipërisë vjen pas një paraqitje fantastike ndaj Hungarisë, atje ku mori tre pikë me shumë vlerë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të jetë përballja e 4-ët mes kuqezinjve dhe skuadrës që mban vendin e 209-të në renditjen e FIFA-s.

Në 3 takimet para-ardhëse kanë ardhur 3 fitore për Shqipërinë  me 8 gola të shënuar gjithsej dhe asnjë të pësuar.

Takimi do të luhet në “Elbasan Arena” dhe mundësia për të shfrytëzuar kalendarin është vërtetë e artë, duke qënë që Polonia e vendit të dytë përballet me Anglinë kryesuese, në një kohë që nuk duhet gabuar sepse Hungaria që ndodhet pas skuadrës tonë ka një ndeshje të thjeshtë në letër kundër Andorrës.

Shqiperia