Sporti

Shqipëria me bilanc fantastik në ndeshjet e fundit direkte me Moldavinë

06/17/2023 10:05
nga:Mergim Rreci

Shqipëria dhe Moldavia përballen sonte me fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kërkojnë vetëm pikët e plota në ‘Air Albania’, në misionin e madh të kualifikimit në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Analizuar 5 ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Shqipëria ka bilanc bindshëm më të mirë, atje ku ka 4 fitore dhe vetëm një barazim. Duhet cekur që dy ndeshje prej tyre janë zhvilluar në shhekullin e kaluar, kurse 3 prej tyre në dekadën që shkoi.

Gjatë këtyre 5 ndeshjeve, janë 12 gola të realizuar nga Shqipëria, kurse Andora shënoi dy vetëm në ndeshjen e vitit 1995.

/GazetaBlic Sport/