Sporti

Shqipëria luan sonte njërën nga sfidat vendimtare, ky pritet të jetë formacioni për ndeshjen ndaj Hungarisë

10/09/2021 09:28
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur paraditen e djeshme në Budapest, ku do të përballet me Hungarinë sonte në mbrëmje, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, ku kuqezinjtë synojnë të pozicionohen në vendin e dytë dhe të ëndërrojnë për një kualifikim historik.

Kombëtarja e Shqipërisë ka gjasa reale për ta arritur kualifikimin e madh në Kupën e Botës dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë duhet që më patjetër të marrin pikët e plota ndaj një kundërshtari në garë siç është Hungaria dhe më pas të synohet edhe fitorja e madhe ndaj Polonisë, ditën e martë.

Ky pritet të jetë formacioni i kombëtares kuq e zi në ndeshjen e sotme.

Hungari-Shqipëri do të startojë sonte në orën 20:45 në “Puscas Arena”.

/GazetaBlic Sport/