Euro2024

Shqipëria luan për ‘jetë a vdekje’ ndaj Spanjës, mësohet emri i gjyqtarit të ndeshjes

06/22/2024 23:27
nga:Mergim Rreci

UEFA ka zgjedhur arbitrin suedez Glenn Nyberg si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjollët e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore që do të ishte historike për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e EURO 2024.

35-vjeçari nordik u bë arbitër profesionist në vitin 2008, teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016. Nyberg ishte arbitri i katërt në finalen e Conference League në Athinë mes Fiorentinës dhe Olympiacosit.

Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka arbitruar në Suedi dhe Europë, Nyberg ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe të kuqin 16 herë.