Sporti

Shqipëria luan pa gola në pjesën e parë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe

11/20/2023 21:39
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

45 minutat e para nuk sollën gola në “Air Albania” aty ku Shqipëria kishte dominimin e kësaj pjese, por që rastet ishin të pakta, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.

Ndërkohë kuqezinjëve do t’i nevojiten vetëm një pikë për ta mbyllur grupin E si lider.

/GazetaBlic Sport/