Shqipëria e ka mbyllur me barazim kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe.
Kuqezinjtë pavarësisht dominimit nuk arritën që të ndalin tre pikët e plota në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.
Të besuarit e Sylvinhos dështuan të shënonin gol duke bërë që ndeshja të përfundoi me rezultat 0:0.
Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.
Ndërkohë kuqezinjtë me këtë barazim siguruan vendin e parë në grupin E.
/GazetaBlic Sport/