Euro2024

Shqipëria ‘inferiore’ në vlerën e skuadrave – Spanja vlerësohet rreth nëntë herë më shumë

06/24/2024 13:07
nga:E K

Shqipëria sot luan ndeshjen më të rëndësishme të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë përballen nga ora 21:00, me liderin e grupit B dhe një nga favoritët kryesorë të Euro 2024, Spanjën e cila tashmë ka siguruar kalimin tutje në fazën eliminuese, shkruan GazetaBlic Sport.

Në raportin e vlerës së skuadrave, Shqipëria është dukshëm më poshtë sesa Spanja. Kuqezinjtë vlerësohen me 111 milionë euro, përkundrejt spanjollëve që vlerësohen nga faqja e njohur ‘Transfermarkt’ me 965 milionë euro.

Kujtojmë që Spanja ka siguruar kalimin tutje, teksa De La Fuente deklaroi se do ta përdorë ndeshjen ndaj Shqipërisë për të pushuar disa nga lojtarët e tij kryesorë për fazën tjetër.

/GazetaBlic Sport.