Juria profesionale e Shqipërisë i ka dhënë pikë maksimale në natën finale për Zvicrën.
Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj që po përfaqëson Zvicrën mori plotë 12 pikë nga Shqipëria.
Teksa aktualisht është duke prirë në listën e votave nga juria me 63 pikë, 13 më shumë se ndjekësi i parë.
Ndërkohë Shqipëria ka marrë 12 pikët maksimale nga Malta. Deri tash Anxhela Peristeri ka 14 vota nga 8 shtetet që kanë publikuar votat e jurisë.