Shqipëria e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan 2-0 ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”.
Ky është suksesi i parë për trajnerin e ri Rolando Maran, i cili debutoi me dy humbje në miqësoret e qershorit.
Dueli nisi i vështirë për Shqipërinë, që mori kontrollin e lojës dhe gjeti avantazhin në minutën e 34-të. Kristjan Asllani shënoi me penallti, pas 11 metërshit të fituar nga Gjimshiti.
Në fundin e pjesës së parë, Ernest Muçi shënoi të dytin, pas një asisti të shkëlqyer të marrë nga Hysaj.
Në pjesën e dytë, Shqipëria dominoi dhe iu afrua golit të tretë në disa raste, por pa sukses.


