Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë me barazim ndaj Polonisë.
Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë dhe pa shumë raste shënimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Rastin më të mirë të shënimit e pati Uzuni të cilit i erdhi topi pas goditjes nga Manaj e cila u bllokua paraprakisht.
Në anën tjetër Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me barazim 1-1.
Goli i parë në ndeshje erdhi si pasojë e një gabimi trashanik nga Aro Muric kurse më së miri përfitoi Okriashvli i cili realizoi për epërsinë e mysafirëve.
Golin e barazimit e shënoi, Vedat Muriqi, nga penalltia në minutën e 45’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


