Lajme

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

07/26/2021 22:00
nga:Q R

Ministrat e Drejtësisë së Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, Chris Philp dhe Etilda Gjonaj, nënshkruan sot në Londër marrëveshjen për transferimin e të burgosurve.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri theksoi sot se marrëveshja e re do të sigurojë transferime efektive të të burgosurve dhe përfshin dispozita për të rikthyer të dënuarit shqiptarë dhe britanikë për të shlyer dënimin e plotë në vendet përkatëse.

Britania e Madhe ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Shqipërinë në sistemin e burgjeve dhe sistemin e drejtësisë më gjerësisht.

Kjo ka përfshirë projekte për të identifikuar alternativa ndaj dënimeve me burgim, sigurimin e automjeteve për shoqërimin e të burgosurve si dhe masa të reja sigurie në burgjet e sigurisë së lartë,

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë plotësisht sistemin dhe institucionet të drejtësisë. /atsh/

Gjesti i madh i Kryeministrit të Kroacisë: anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar