Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave me Azerbajxhanin.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, përmes një postimi në X.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë ndërmjet zëvendësministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besart Kadia dhe homologut të tij nga Azerbajxhani.
Marrëveshja e nënshkruar në Baku, hap mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.