Lajme

Shqipëri: Tubimi zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK

08/09/2026 22:44
nga:L J

Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase.

Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar duke thirrur: “UÇK! UÇK! UÇK!”.

Këto thirrje vijnë një ditë pas takimit të Presidentit Zelensky me Vuçiçin, ku u shpreh se Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.