Lajme

Shqipëri: Tre të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

12/30/2021 17:50
nga:Q R

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën tre persona si pasojë e virusit COVID-19.

Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 617 raste të reja më këtë virus, nga gjithsej 5 mijë e 482 testime.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 284 pacientë nga virusi COVID-19.

Ndryshe, në Shqipëri aktualisht janë gjithsej 5 mijë e 836 raste aktive.

Një 21-vjeçare vdes në Qendrën Korrektuese në Lipjan