Lajme

Shqipëri: Policia identifikon 16-vjeçarin që bënte kërcënime në TikTok

11/20/2024 17:32
nga:Sh R

Policia e Shqipërisë ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video, duke bërë kërcënime në rrjetin social, TikTok.

Sipas policisë, ky i mitur jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Ai akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal./Abcnews