Sporti

Shqipëri – Izrael, përfundon pjesa e parë

06/03/2026 20:48
nga:Mergim Rreci

Pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Izraelit është mbyllur pa gola, me rezultatin 0-0.

Kuqezinjtë kanë pasur dy raste të mira për të kaluar në avantazh, por nuk kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjetë. Përkundër këtyre mundësive, mungoi konkretizimi në finalizim, transmeton GazetaBlic Sport.

Edhe Izraeli ka provuar të rrezikojë në disa momente, por pa arritur të gjejë hapësirat e duhura për të ndryshuar rezultatin.

Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku pritet një ritëm më i lartë dhe më shumë intensitet nga të dyja kombëtaret.

/GazetaBlic Sport/