Koronavirusi ka lënë pasoja të rënda në shkollim! Në këtë përfundim ka dalë një studim i bankës botërore.
21 muaj pas shpërthimit të pandemisë, shkollat për miliona fëmijë mbetën ende të mbyllura.
Disa nuk do të shkojnë më ndoshta kurrë në shkollë. Kjo humbje e mësimeve për shumë fëmijë është moralisht e papranueshme. thuhet në studim.
Si pasojë e kësaj mungese, përqindja e fëmijëve që nuk janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë deri në moshën dhjetëvjeçare mund të rritet deri në 70 përqind, para pandemisë, kjo përqindje ishte rreth 50 përqind.
Ekspertët financiarë të agjencisë së specializuar të OKB-së supozojnë se fëmijët e prekur nga mbyllja e shkollave do të humbasin gjithsej rreth 17 trilionë dollarë gjatë jetës së tyre.
Studimi tregoi gjithashtu se fëmijët më të varfër dhe me aftësi të kufizuara janë shumë më të prekur nga mësimet e humbura sesa të tjerët.
Qeveritë në mbarë botën kanë marrë mbështetje ekonomike disa trilion dollarë për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga kriza e koronavirusit. Por vetëm më pak se tre për qind e këtyre fondeve janë futur në shkollim.