Lajme

Shqipëri: Arrestohet shtetasi i Hondurasit, e mashtroi dhe ia mori 9 mijë euro kosovarit

03/29/2023 17:01
nga:G B

Një shtetas i Hondurasit është arrestuar nga policia e Shqipërisë.

Ai dyshohet se ka mashtruar një kosovar, duke arritur që t’ia marrë 9 mijë euro.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, 41-vjeçari u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin me Greqinë.

Atij iu konfiskuan para në vlerë prej 10 mijë e 150 eurosh dhe 400 dollarë.

Autoritetet e sigurisë po ashtu i sekuestruan edhe dokumentet e falsifikuar.

“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia”, thuhet në njoftim.