Është arrestuar pas një muaji në kërkim pronari i lokalit ku humbi jetën një kamarier 17-vjeçar pasi e zuri ashensori në vendin e punës.
Kështu ka njoftuar Policia e Shtetit shqiptar, duke thënë se i njëjti dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal”, njoftoi policia shqiptare.
Ndërsa është arrestuar edhe monituruesi i ashensorit, raporton Tvklan.al.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut pas inspektimeve që bëri në lokalin e natës tha se nuk ishte ashensor, por një pajisje e improvizuar.
Viktima punonte në lokalin “Orange Club” në Sarandë.


