Lajme

Shqipëri: Arrestohen dy të rinj, dyshohen se e dogjën veturën e policit

07/01/2024 21:25
nga:G B

Janë arrestuar dy persona në Shqipëri, nën dyshimin se e kanë djegur veturën e një polici.

Pronari i automjetit është oficeri i Patrullës së Përgjithshme në Lezhë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njëri nga të arrestuarit është 24-vjeçar ndërsa tjetri 22, të dy janë banorë të Lezhës, tha tutje policia shqiptare.