Lajme

Shqipëri, 53 raste të reja me COVID-19

04/07/2022 18:03
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 53 raste të reja me COVID-19 si dhe nuk është shënuar asnjë rast me të vdekur.

Po ashtu janë shëruar edhe 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 274,108, kurse i të vdekurve është 3,492 persona.