Pep Guardiola zbuloi se Ruben Dias pësoi një lëndim muskulor kundër Peterborough, në FA Cup, dhe se ai mund të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.
Kjo do të thotë se qendërmbrojtësi do të mungojë në derbin e shumëpritur, të shtunën, ndaj Manchester United dhe rrezikohet edhe për play off-in e Portugalisë për Botërorin e Katarit, që luan më 24 mars, kundër Turqisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ruben Dias pritet të mungojë për katër deri në gjashtë javë. Këto janë gjëra që ndodhin gjatë sezonit. Një nga lojtarët tanë më të mirë (Kevin De Bruyne) ishte jashtë për tetë ose nëntë muaj. Unë nuk do të qaj. Kemi dy qendërmbrojtës. Njerëzit thanë se ishim me fat me Covid-19, por ne kemi pasur vetëm 15 ose 16 lojtarë në muajt e fundit. Ne do të luftojmë“, tha spanjolli.
Një tjetër qendërmbrojtës, Nathan Ake, u lëndua në këtë ndeshje ndaj Peterborough.
/GazetaBlic Sport.


