Lajme

Shqetësime për sigurinë kombëtare, SHBA i heq licencën kompanisë kineze të telekomunikacionit

10/27/2021 07:28
nga:M K

Washingtoni ka vendosur së fundmi t’ia heqë licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit me arsyetimin e shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Pas këtij vendimi, China Telecom është e detyruar të ndalojë shërbimin në SHBA brenda 60 ditësh.

Zyrtarët deklarojnë se kontrolli qeveritar i Kinës mbi kompanitë i jep asaj mundësinë të ketë qasje, të ndërpresë apo ndërhyjë në shërbimet e telekomit.

“Kjo gjë mund të lejojë spiunazhin dhe aktivitetet e tjera të rrezikshme kundër Shteteve të Bashkuara”, shtuan zyrtarët.

China Telecom, e cila ka siguruar shërbime telekomi në SHBA për më shumë se 20 vjet e quajti këtë vendim zhgënjyes dhe theksoi se do ta apelojë atë.