Atletico Madrid më në fund siguroi fitoren e parë të sezonit në fundjavë pasi mposhti Villarrealin, por kjo nuk erdhi pa lajme të këqija për Diego Simeonen.
Cholo mund të jetë pa dy titullarë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Atletico përballet me Liverpoolin të mërkurën, por para se të fillojë ndeshja do të jetë e nevojshme të përcaktohet nëse ata mund të mbështeten te sulmuesi i tyre Julian Alvarez dhe mbrojtësi kyç, David Hancko.
Alvarez po vuan nga dhimbjet në gju, të cilat i mori në pjesën e parë kundër Villarrealit – gjë që çoi në nxjerrjen e tij nga fusha në pushim nga Simeone. Sa i përket mbrojtësit, ai u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës disa minuta pasi hyri në fushë drejt fundit të pjesës së dytë.
/GazetaBlic Sport


