Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, ka shprehur gëzimin e tij pasi ndihmoi Blues të siguronin një fitore 4-1 ndaj Real Betis në finalen e Ligës së Konferencës.
Duke folur për TNT Sports, mbrojtësi reflektoi mbi rëndësinë e momentit:
“Ka qenë e mrekullueshme. Ne kemi arritur gjithçka që donim të bënim. Ndihem i lumtur të fitoj garën time të parë evropiane me Chelsean – shpresojmë se do të ketë edhe shumë të tjera.”
Colwill gjithashtu theksoi rëndësinë e kthimit në garën kryesore të Evropës:
“Dhe Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, nuk mendoj se mund të bëhet më mirë se kaq.”
Fitorja shënon një moment historik për Chelsean, duke kompletuar grupin e të tre trofeve kryesore të UEFA-s.
/GazetaBlic Sport


