Australianët i befasuan të gjithë me një lojë të mirë në fazën e grupeve dhe një vend në të tetën finale të këtij kompeticioni të madh, që pakkush e parashikonte para fillimit të turneut në Katar.
Megjithatë, skuadra australiane tregoi edhe një herë se ka një ekip vërtet të mirë që nuk erdhi në Botëror vetëm për turizëm dhe se donin të qëndronin sa më gjatë atje, por patën fatin që kishin Argjentinën si kundërshtar në fazën e eliminimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Argjentina e përmbushi rolin si favorit në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin Ahmad bin Ali në Al Rayyan dhe fitoi 2:1 edhe pse Australia ishte shumë afër një goli që do t’i dërgonte në kohën shtesë.
Në qendër të vëmendjes ka qenë mesfushori i Australisë, Jackson Irvine falë paraqitjeve të tij.
“Kur argjentinasit festojnë kështu kundër Australisë, mendoj se kjo tregon rezistencën që ne u bëmë atyre sot”, filloi Irvine, përpara se të shpërthejë në lot teksa iu drejtua tifozëve në Australi.
“Është e vështirë të thuash diçka në këtë pikë kur gjithçka është ende kaq e freskët. Shpresojmë t’ju kemi bërë të gjithëve krenarë në shtëpi”, tha Irvine i cili më pas ‘shpërtheu’ në lot.
/GazetaBlic Sport
Hurts to see you like this but just know all 25 million of us are proud of you and the team @jacksonirvine_ ?? pic.twitter.com/96zg3Eb0Mt
— Mitch ?? (@Motchell9) December 4, 2022