Sporti

Shpresa te Senegali – Sadio Mane mund të rikthehet për Kupën e Botës

11/10/2022 09:44
nga:E K

Sadio Mane mori një lëndim te Bayerni në prag të nisjes së Kupës së Botës.

Mediat e huaja raportuan menjëherë se ky mund të ishte një lëndim që do ta lë yllin senegalez jashtë nga Kupa e Botës, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Mane mund të rikthehet për Kampionatin Botëror.

Raportimi zyrtar ende mungon, por te Senegali ka shpresa që Mane do të jetë në fushat e “Katar 2022“.

/GazetaBlic Sport/