Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listen e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Njëri ndër futbollistët e ftuar është edhe futbollisti që luan në Gjermani, Adem Podrimaj, i cili luan tek Hannover 96 II.
Mesfushori shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur, atje ku synon që një ditë të jetë edhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm tek kombëtarja A e Kosovës.
Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është krenar që është pjesë e Kosovës U21, duke premtuar se do ta japë maksimumin e tij.
“Ndjehem shumë mirë dhe shumë krenar që kam mundësinë ta përfaqësojë vendin tim, Kosovën. Do të jap 100% në fushë dhe jam shumë optimist se do të marrim rezultate pozitive”, tha fillimisht Podrimaj.

“Jam shumë i kënaqur poashtu me karrierën time në Gjermani, po punoj fuqishëm si çdo sportist profesionist, me objektivin e madh për të arritur diçka pozitive në karrierë“, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


