Lajme

“Shpirtin na kalle o daja jem ma i miri”, personi që u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit është daja i reperit kosovar

12/13/2022 20:50
nga:Y I

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan gjatë ditës së sotme, një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Insajderi  mëson se personi i cili u gjet pa shenja jete është Burim Hetemi, rreth 40 vjeç nga Ferizaj.

I njëjti kishte lidhje familjare me reperin e njohur kosovar, Gramoz Aliu i njohur në skenë si “Mozzik”.

Mozzik ia ka kushtuar një postim Hetemit sot në rrjetin e tij social facebook.

“O dajë krejtë mi ke msu veq qysh me ia bë pa ty harrove me ma msu! Shpirtin naj kalle o daja jem ma i miri”, ka shkruar Mozzik në facebook.

Shkrimi i plotë:

O dajë krejtë mi ke msu veq qysh me ia bë pa ty harrove me ma msu!

Shpirtin naj kalle o daja jem ma i miri ❤️
Të Allahut jemi dhe te Allahu do të kthehemi !

Sot ka ndrru jetë Daja im , vëllau i Nanës Burim Hetemi .

Të dua dajo shumë , ki mem mungu shumë amo shumë!

Për vorrim ju mbajmë të informuar

“Shpirtin ma kalle”, Mozzik humb personin e dashur të familjes