Lajme

“Shpifjet” për terminalin e Lushtakut, Gjykata shqyrton propozimin, Vetëvendosja kërkon shtyerje pa prova

01/16/2025 13:05
nga:G C

Sot, më 16 janar 2025, në orën 11:00, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një seancë për të vendosur në lidhje me propozimin e Sami Lushtakut për nxjerrjen e masës së përkohshme të sigurisë, pas shpifjeve të bëra nga Vetëvendosja, që e akuzonin për posedimin e një terminali në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Siç merr vesh GazetaBlic, në përgjigjen ndaj propozimit, palët e paditura nuk kanë paraqitur asnjë provë që të vërtetojë akuzat, por kanë kërkuar shtyerjen e seancës, duke argumentuar arsye të tjera, me qëllim që të vonohet vendimi deri pas përfundimit të fushatës zgjedhore.