Sporti

Shpëton edhe kësaj radhe Stojkovic, por nëse humb nga Shqipëria do të shkarkohet!

09/11/2025 14:45
nga:Lorik J

Dragan Stojkovic nuk do të shkarkohet pas disfatës kundër Anglisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror. Serbia humbi 0:5 në Beograd, megjithatë nuk do të shkarkohet, të paktën për momentin.

Branko Radujko, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, njoftoi:

“Ndeshja me Anglinë ishte zhgënjyese, jo vetëm për sa i përket rezultatit (0:5), por për sa i përket gjithçkaje që u tregua. Ne besuam se një duel me një fuqi kaq të madhe futbolli si Anglia ishte një mundësi reale për të filluar një valë pozitive në stadiumin tonë më të madh, i cili ishte plot e përplot.”

“Tani, vetëm pas tre javësh, na pret grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në fazën eliminatore për Kupën e Botës. Kjo ndeshje është përparësia jonë absolute për momentin. Kemi lojtarë që nuk kanë harruar të luajnë futboll, luajnë në klube serioze, në liga serioze, dikur e bënin kombin të lumtur dhe besoj se mund ta bëjnë edhe këtë herë. Sa i përket trajnerit Dragan Stojkovic, ne kemi pritje të qarta prej tij, përkatësisht që ekipi ynë të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm me një ambicie të qartë fituese, nga minuta e parë deri në të fundit. Pas asaj ndeshjeje, organet e Federatës dhe Komitetit Ekzekutiv do të shqyrtojnë raportet e sektorit për periudhën e mëparshme dhe në përputhje me rrethanat do të marrin vendime brenda juridiksionit të tyre”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport