Lajme

Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja

02/09/2023 20:44
nga:Y I

Një fëmijë 6-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në qytetin Dijarbakir të enjten, pasi kaloi pothuajse 80 orë nën rrënoja, pas tërmetit që goditi Turqinë.

Në videon e publikuar nga Reuters shihen ekipet e shpëtimit vendas, të cilët punuan për orë të tëra për ta shpëtuar.

Gjashtë vjeçari Besir Yildiz u kërkoi shpëtimtarëve që t’i siguronin ujë teksa ata përpiqeshin të hynin tek djali nga një vrimë e vogël.

Ekipet më vonë arritën ta nxirrnin nga rrënojat dhe e transferuan në spital për kontrolle mjekësore.