Lajme

Shpëtohen nga mbytja disa persona në Shëngjin, shikoni si i nxjerrin nga uji pushuesit

08/05/2021 18:11
nga:Mergim Rreci

Disa persona kanë qenë në rrezik për jetën ditën e sotme në Shëngjin.

Siç duket në videon e ardhur në redaksinë e gazetës Shqip, teksa laheshin, moti me shi dhe erë të fortë bëri që dallgët e detit të egërsoheshin dhe të vinin në rrezik jetën e saj qytetarëve.

Këtu, kanë hyrë në ‘lojë’ pushuesit e tjerë. Ata janë kapuar me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar një ‘litar shpëtimi’ duke nxjerrë nga uji personat që ndodheshin aty.