Lajme

Shpëtohen 9 anëtarë të një familjeje në Pogragjë të Gjilanit që rrezikoheshin nga përmbytja

05/28/2021 09:17
nga:M K

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se mbrëmë kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin nga përmbytja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka kërkuar nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

“Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri.

Postimi i tij i plotë:

Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin pasi jetojnë pran lumit.

Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.

LEXO EDHE:

Vranësira e bubullima gjatë ditës, të reshurat ‘pushojnë’ deri në mbrëmje – Moti sot në Kosovë