Sporti

Shpëtim Idrizi me akuza të rënda për Genc Nuzën: Na dëmtoi me dy penallti, ndikoi direkt në rezultat

05/01/2021 17:23
nga:Mergim Rreci

Trepça ’89 ka dështuar të fitoi në ndeshjen e sotme ndaj Besës.

Ishte ky një gabim i madh që mund të ketë shumë ndikim në garën që ka kjo skuadër për mbijetesën, shkruan GazetaBlic.

Diellor Hiseni shënoi për epërsinë e Besës, kurse Arbnor Muja realizoi golin e barazimit për skuadrën e Shpëtim Idrizit.

Trajneri Idrizi foli pas ndeshjes ku tha se gjyqtari Nuza i dëmtoi ata për dy penallti.

“Krijuam shumë raste për shënim, pavarësisht që kishim ditur që na pret një ndeshje e vështirë. U dëmtuam në dy penalti dhe kjo ndikoi direkt në rezultat. Ishin penalti të pastërta, teksa ndikuan negativisht te futbollistët dhe ishte e pamundur për t’u rikthyer. Në asnjë moment ne nuk do të dorëzohemi. Janë edhe katër ndeshje deri në fund, ndërkohë që do të japim maksimumin që të mbetemi në Superligë”, Shpëtim Idrizi

/GazetaBlic/