Sporti

Shpëtim Idrizi: Ja pse humbëm ndaj Dritës

04/18/2021 17:30
nga:L J

Drita ka mposhtur Trepçën 89′ me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në takim e shënoi lojtari i Dritës, Alidemaj në minutën e 54’të nga penalltia, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës 89′ ka folur për media dhe ka thënë se humbën shumë raste dhe kjo iu kushtoj me humbjen e ndeshjes.

“Kur nuk i konkretizon rastet, normalisht që do të vije dënimi. Ndeshja u vendos nga një penallti, të cilën vazhdoj të mos e kuptoj se si ka munësi që ajo të jetë penallti për Dritën, ndërkohë në anën tjetër të mos jetë penallti për ne, kur Faton Maloku i ndërhynë Adenis Shalës”, tha fillimisht Idrizi për Art Sport.

“Gjithsesi unë mbetem i kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët dhe nëse luajmë kështu nuk do ta kemi problem sigurimin e ekzistencës”, Shpëtim Idrizi

/GazetaBlic Sport.