Showtime

Shpërthimi tragjik në Stamboll, këngëtari kosovar lajmërohet nga vendi i ngjarjes

11/13/2022 16:16
nga:G C

Këngëtari kosovar, Shpat Deda, po qëndron në Stamboll, aty ku pasdite ndodhi një shpërthim i fuqishëm, duke lënë dhjetëra persona të vrarë e të plagosur.

Ai ka publikuar një video në Twitter menjëherë pas shpërthimit, duke shkruar: “Po ndodh tani në Taksim në Stamboll përballë hotelit ku po qëndroj. Një bombë u dëgjua më herët dhe ka raportime për njerëz të plagosur dhe/ose të vdekur”, ka shkruar Deda.