Lajme

Shpërthimi në Kçiq, Hamza: Të lënduarit i përkasin të njëjtës familje, ka edhe nga diaspora

01/13/2024 20:54
nga:Gazeta Blic

Nga shpërthimi në fshatin Kçiq të Mitrovicës kanë mbetur të lënduar 13 persona, katër nga të cilët i janë nënshtruar operimit, siç njoftoi sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në lidhje me këtë, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se të lënduarit, në bazë të informatave janë nga e njëjta familje.“Isha edhe brenda. Sipas informatave ka prej tyre që e kanë shkallën e lëndimit më të madhe, e disa më të vogël. Uroj që të gjithë të jenë mirë e të mos kenë rrezik për jetë e iu uroj shërim të shpejt dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj mjekët për një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Hamza për Klan Kosovën.

13 të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të shtunën. Katër prej tyre janë duke u operuar.

Sipas njoftimit, pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.