Lajme

Shpërthimi në Kçiq, 14 nga 15 të lënduarit në dërgohen për trajtim në QKUK

01/13/2024 19:49
nga:Gazeta Blic

15 persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pas shpërthimi të një bombole të gazit në Kçiq të Mitrovicës.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa, e cila theksoi se njëri prej tyre është liruar për në shtëpi.

“15 persona kanë pranuar trajtim. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK. Ndërsa njëri prej tyre është liruar për në shtëpi”, ka thënë Mustafa.