Lajme

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Zeqiri: Mund të ketë reduktime, por situata po stabilizohet

12/04/2024 21:46
nga:Sh R

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka dhënë detaje në “Politiko” për situatën pas shpërthimit të fuqishëm në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë.

“Situata ka ardhur duke u stabilizuar sa i përket furnizimit me ujë dhe rrjedhes së ujit në kanalin e Ibër-Lepencit”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka bërë me dije se furnizimi me ujë është duke u bërë normalisht me reduktime, porse ka theksuar se po punojnë që kjo gjendje të stabilizohet.

“Brenda javës do të arrihet të stabilizohet bypassi. Situata sa i përket sigurisë së njerëzve dhe qarkullimit të lire është stabile”, ka thënë Zeqiri.