Lajme

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, ujësjellësi njofton për reduktime të ujit në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq

11/30/2024 15:21
nga:Y I

Ujësjellësi “KRU Prishtina” ka thënë për shkak të gjendjen që u krijua pas shpërthimit në Ibër-Lepenc janë të detyruar për reduktime në disa komuna.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, ujë s’do të ketë në orë të caktuara në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

“Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok dhe prurjes së pakët të ujit nga kanali i Ibër Lepencit jemi të detyruar të aplikojmë reduktime në Drenas sot nga ora 13:00- 18:00,në Fushë Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00- 19:00. Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”.

Shpërthimi që ndodhi mbrëmë në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.