Lajme

Shpërthimi në fabrikën e nikelit në Indonezi vret 13 punonjës

12/24/2023 14:27
nga:G B

Një shpërthim në një fabrikë nikeli në ishullin Sulawesi të Indonezisë ka lënë të paktën 13 punëtorë të vdekur dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, disa prej të cilëve rëndë.

Tetë viktima ishin indonezianë dhe pesë kinezë. Fabrika është e financuar nga Kina.

Gjatë punës së riparimit në një furre, një lëng i ndezshëm u ndez dhe shkaktoi shpërthimin e rezervuarëve të oksigjenit aty pranë, sugjeroi një hetim fillestar.

Indonezia është prodhuesi më i madh në botë i nikelit, i cili përdoret në bateritë e makinave elektrike dhe çelik inox, raporton BBC.