Skuadra e Prishtinës ka fituar dy takimet e para në Superligë, fillimisht ndaj Dukagjinit e më pas edhe në derbi ndaj Llapit.
Në dy ndeshjet, Prishtina realizoi nga tre gola, teksa pësoi dy ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Valmir Veliu ka qenë padyshim “ylli” i ekipit në këto dy xhiro, duke treguar paraqitje mbresëlënëse.
Veliu në javën e kaluar asistoi tek goli i parë ndaj Dukagjinit, teksa realizoi golin e fitores.
Sulmuesi poashtu dje realizoi gol dhe gjithashtu fitoi penallti, që e konkretizoi Rin Ahmeti.
Statistikat e Veliut:
- Gol dhe penallti e fituar ndaj Dukagjinit
- Gol dhe penallti e fituar ndaj Llapit
/GazetaBlic Sport/


