Një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën kur një makinë Tesla që duket se transportonte fishekzjarrë, mori flakë dhe shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas.
CEO i Tesla, Elon Musk, sqaroi në X, “Shpërthimi u shkaktua nga fishekzjarre shumë të mëdha dhe/ose një bombë e mbajtur në shtratin e Cybertruck-ut të marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë automjetin. E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit.”
Më parë Musk postoi në X, “I gjithë ekipi i lartë i Tesla-s po heton këtë çështje tani. Do të postojmë më shumë informacion sapo të mësojmë diçka. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë.”